“Është e vërtetë se në vitin 2010 kisha oferta nga disa top klube evropiane. Këtu përfshihet Interi. Por vendimi për të shkuar te Reali ishte absolutisht i qëlluari. Është klubi më i mirë në botë dhe do të doja t’i jap fund karrierës këtu”.
“Jam vetëm 23-vjeçar, nuk do ta arrij kulmin tim edhe për shumë kohë. Do të bëhem vetëm më i mirë. Jam i përqendruar plotësisht te Madrid dhe te skuadra kombëtare, pasi ne mund të bëjmë histori këtë vit”.
“Ne mund ta fitojmë La Ligën edhe Ligën e Kampionëve, dhe gjatë verës edhe Kampionatin Evropian me Gjermaninë”, ka thënë Ozil për Sport Bild.