Në vitin 2010 ky grup i sigurimeve kishte paraqitur fitim prej 2.2 miliardë dollarëve.
Lloyd’s tha se kërkesat kryesore për pagesa të dëmeve ishin bërë pas vërshimeve në Australi në muajin janar, pas tërmetit në Zelandën e Re në muajin shkurt, pas tërmetit dhe cunamit në Japoni, në muajin mars dhe pas vërshimeve në Tajlandë nga korriku.
Lloyd’s është shoqëri e korporatave e sigurimeve dhe e individëve të pasur, që bënë transaksione të sigurimeve nëpërmjet të 88 kompanive.