“Nëse dikush dëshiron të bëjë gara kemi edhe ne përgjigjen tonë. Është e turpshme se çfarë toleron komuniteti ndërkombëtar, është turp të arrestohen njerëzit, të cilët nuk kanë bërë asnjë vepër penale dhe tani shtrohet pyetja si janë duke u zbatuar në fakt marrëveshjet e arritura”, u ka thënë Dacic gazetarëve në Beograd.
Të arrestuarit janë Hasan Abazi, kryetar i Sindikatës së Industrialistëve të Kosovës, i cili ishte nisur për në Kroaci dhe Adem Murseli.
Abazi është arrestuar, sipas Dacicit, nën dyshimet për “spiunazh” dhe bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga “gjykata e qarkut në Gjilan”, kurse Murseli për “tregti me drogë” bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga drejtoria e Policisë në Beograd, raporton REL.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka arrestuar të martën katër serbë, nën dyshimet se kanë shkelur rendin juridik të Kosovës. Tek të arrestuarit, në mesin e të cilëveështë edhe kryetari i komunës paralele në Viti, autoritetet e rendit kanë gjetur material zgjedhor të Serbisë.