Djelmoshat e Jose Mourinhos ishin të paaftë ta thyejnë mbrojtjen qipriote në 45 minutat e para, por ata shënuan me 16 minuta të mbetura, kur Kaka asistoi për Benzema, pas të cilit gol madrilenët morën forcë dhe shënuan edhe dy gola të tjerë për të fituar në fund me rezultat 3-0.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ndeshja u përmirësua pas pauzës dhe ne nxorëm një fitore shumë të rëndësishme. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë formën edhe për ndeshjen e kthimit”.
“APOEL është një kundërshtar i vështirë dhe na i vështirësoi gjërat. Kjo është një fitore e rëndësishme, por ende nuk ka përfunduar. Ne duam të bëjmë një paraqitje të mirë para tifozëve tanë në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Benzema.